Rritja e energjisë elektrike/ Berisha takim me ekspertët: Rama kërcënon, po e përdor si mjet terrori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me ekspertë të fushës së energjetikës dhe hidrokarbureve për rritjen e çmimit të naftës dhe plani i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike.

“Rritja e çmimeve është shkatërrimtare për biznesin. Është e gjitha e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri me dokumenta ka blerë energji me 250 euro kur në burse shitej me 80 apo 82 euro. Duhet ta dinë se blen energji me 540 euro, kur në bursë shitet me 410 euro.

Blen energji çdo dy ditë dhe nuk bën një tender. Një kryeministër për të mbuluar të gjitha këto terrorizon qytetarët dhe se ka për gjë që të thotë se po nuk u gjet do e ndërpresim.

Dhe në fakt, do e ndërpresë, do mashtrojë dhe do thotë nuk u gjet. E përdor si mjet terrori. Konsideron rritjen e çmimit për familjarët. Ky është një akt i papërgjegjshëm”.

SHKARKO APP