Rritja e infektimeve në vend/ Braçe apel të fortë, nuk kursen kritikat për vaksinimin
Zv.kryeministri Erion Braçe iu ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve që të vaksinohen.
Ndërkohë që numri i personave të infektuar vijon të rritet, Braçe shkruan se e vetmja mënyrë për tu mbrojtur është vaksina.
Gjithashtu Braçe shkruan se vetëm 36% e shqiptarëve janë vaksinuar, duke i lënë kështu koronavirusit një terren të përshtatshëm për tu përhapur me lehtësi.
Sipas tij, në vendin tonë vihet re një ngelizhencë e qytetarëve në zbatimin e masave anti-COVID, të vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë. Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë ritëm do të na presë një dimër shumë i vështirë. Ai e vë theksin edhe njëherë tek vaksina, e cila sipas tij është i vetmi mjet për të luftuar me virusin.

“Vetëm 36% e shqiptarëve që rrojnë këtu është vaksinuar plotësisht! Shihni çfarë hapësire të frikshme i kemi lënë virusit të infektojë. Liri pa hesap e kushte plot! Me këtë ritëm vaksinimi 9-10 ja dhe 12 mijë në ditë. Në kushtet kur nuk zbatohet më asnjë mase mbrojtëse, as larja e duarve edhe pse jo traditë, rrezikojmë të hyjmë në dimër duke i shtuar një hall shumë shumë të madh!
Dhe e gjitha për çfarë?
Për një vaksinë, si çështje vullneti e gjithsecilit por edhe si çështje organizimi. Po e sjell edhe njëherë Italinë si shembull. Shihni si e ndjek Italia rajon më rajon imunizimin përmes vaksinës! Nuk llogarit hiç e ke kaluar apo jo sëmundjen. Ka një objektiv, imunizimi përmes vaksinës dhe e ndjek me përpikëri ushtarake duke i kufizuar virusit hapësirën e infektimit.
Ca na duhet?
Qëllim, organizim, përfshirje, disipline, raportim fshat me fshat, njësi me njësi, bashki me bashki! Te pyesësh se sa te imunizuar ka sot në Divjake, natyralisht e përmes vaksinës, nuk e di kurrkush. Prej këtej vaksinimi as që është i targetuar por spontan, vullnetar medemek. Unë nuk besoj se bëhet kështu! Duhet vrull krejt tjetër, kur vaksina është e vetmja mënyrë në kushtet kur masat mbrojtëse as i ka kush në refene”, shkruan Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

