Rritja e pagës minimale, Rama: Bizneset të rrisin rrogat, nuk ka më shfrytëzim punonjësish

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë vizitoi një subjekt në Kamëz, ku ndër të tjera ka folur edhe për pagat e punonjësve. Rama tha se nëse dikur flitej që ka vende pune, por nuk ka specialistë, sot rrezikon të mos ketë krahë pune. Kryeministri është shprehur edhe se qeveria po bën një analizë të thellë dhe së shpejti do të bëjnë publik dhe një plan për rritjen e pagave më tej.

Kryeministri deklaroi edhe se sektorë të ndryshëm duhet të vlerësohen me pagën bazuar në analizën e tregut, ku mori si shembull atë të ndërtimit për të cilin tha se nuk mund të ketë pagë minimale 40 mijë lekë të vjetra, pasi tha që një gjë e tillë është shfrytëzim i krahut të punës në ndërtim.

”Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës”, tha Rama.

SHKARKO APP