Rritja e pagës për mjekët dhe arsimtarët, Basha: Refuzon të flasë për raportin e KE-së
Pas takimit me taksistët në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve nga kryeministri Edi Rama, duke e quajtur një tjetër premtim që nuk do mbahet.
“Konsumi ka rënë, i ka shtyrë në kufijtë e mbijetesës. Këto probleme sot janë të të gjithë sipërmarrjes së vogël. Paratë e ndara me oligarkët të nxirren dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë qytetari. Shikoni, premtime të pambajtura të këtij kryeministri dhe qeverie kemi kaq shumë saqë do t’u duheshin shumë orë. I gjendur pranë një bilanci shumë negativ ky njeri s’ka rrugëdalje dhe përsërit të njëjtat premtime të pambajtura. Për shtatë vite me rradhë nuk ka patur asnjë rritje page. Nuk mendoj se Shqiptarët sot presim që dikush që s’ka mbajtur premtime për kaq koihë ti mbajë tani”, tha Basha.