Rritja e pensioneve, Ahmetaj: Lajme të mira në korrik

Kreu i Financave Arben Ahmetaj paralajmëroi rritjen e pensioneve gjatë muajit korrik. Edhe pse nuk dha shumë detaje, minsitri Ahmetaj tha se lajmi i mirë do të bëhet publik shumë shpejt.

Ahmetaj: Ne traditën do ta vazhdojmë ku duhet dhe kur duhet, por tradita e më parshme është traditë jo reale, virtuale. Ne do të ndërtojmë një traditë të re reale, ku rritja të jetë reale dhe jo virtuale, Besoj do durosh që ti shohësh lajmet.

Duke folur pas mbledhejs së Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj foli edhe për uljen e rentës për sektorin minerar që do të hyjë në fuqi me ndryshimet e paketës fiskale. Ministri  i Financave Arben Ahmetaj  deklaroi se tashmë po përmbyllen diskutimet e detajeve të fundit në lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ahmetaj: Është në process me bitumen, kemi të paktën një muaj që diskutojmë me ministrinë e Enetrgjisë, jemi në konsulta me Braçen për shkak të eksperiencës së tij. Besoj se në korrik do të jetë një paketë e tërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ku pa praninë e opozitës u miratua nen për nen ligji për menaxhimin e buxhetit. Në bazë të ligjit Ministria e Financave do të përgatisë më herët projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në mënyrë që të mos ketë vonesa për hyrjen e tij në fuqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?