Rritja e rasteve nga Covid-19, Vasili: Qeveri shkundu, po të ikën situata nga duart

Edhe njëherë tjetër nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të reja nga Covid-19. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për 378 raste të reja dhe për Vasilin qeveria duhet që të marrë masa menjëherë. ”Qeveri shkundu, po të ikën situata nga duart me Covid-in. Dje paralajmërova qartë se treguesit epidemiologjike flasin qartë për një përshkallëzim të rrezikshëm të Covid në Shqipëri. Sot 379 raste të reja me Covid. Rritja është plot 37% nga dje në sot. Rritja vazhdon fort dhe pa u ndalur”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Qeveri shkundu, po të ikën situata nga duart me Covid-in. Dje paralajmërova qartë se treguesit epidemiologjike flasin qartë për një përshkallëzim të rrezikshëm të Covid në Shqipëri. Sot 379 raste të reja me Covid. Rritja është plot 37% nga dje në sot. Rritja vazhdon fort dhe pa u ndalur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjet në këtë kohë kishim vetëm rreth 140 raste dhe situata në vjeshtë dimër precipitoi në mënyrë katastrofike.
Sigurisht këta vazhdojnë me strategjinë e ligë dhe vrastare të “lënies në rënie të lirë të ecurisë së pandemisë”.
Thërrisni profesionistet. Boll bëtë sikur nuk dëgjoni. Mjaft më me arrogancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjaft më me budalleqet e porositura politike të Komitetit të Ekspertëve, që i shkaktuan aq dëme të rënda shëndetit të shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?