“Rritja stratosferike e Borxhit Publik”, Basha: Rama po i jep goditje fatale ekonomisë

“Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale”.

Kështu shkruan sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka reaguar pas të dhënave të fundit lidhur me rritjen e Borxhit Publik, nga ana e Ramës, e që siç thekson kryedemokrati, nuk do ndihmojë qytetarët, por do mbushë xhepat e kryeministrit dhe oligarkëve të tij.

“Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”- shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Bashës

Swiss Digital Mobile Reklama

RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?