Rritje e lehtë e rasteve ditore, asnjë viktimë në 24 orë nga Covid-19

Ditët e fundit rastet e reja kanë pësuar një rritje të lehtë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë 15 raste të reja nga 2108 testime, ku 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë. Për më shumë se 20 ditë, në vendin tonë nuk është shënuar humbje jete nga virusi vdekjeprurës. Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Statistika (9 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2108
Testime totale 828,621
Raste pozitive 132,580
Raste të shëruara 130,043
Raste Aktive 81
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 29
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 9
Shkodër 6
Vlorë 6
Lezhë 3
Durrës 2
Gjirokastër 2
Kukës 1

SHKARKO APP