Rritje e shifrave, 379 raste të reja dhe një viktimë nga Covid-19

Shqipëria prej disa ditësh është futur në një valë të rritjes së rasteve të reja nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një pacient i prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani”.

Nga 5,339 testime kanë dalë pozitivë 379 qytetarë, në këto bashki ”111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol”.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Lajmi i mirë është se janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 379
Të shëruar në 24 orë 39
Të shtruar në spitale 38
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 5,339
Testime totale 952,866
Raste pozitive 135,140
Raste të shëruara 130,588
Raste aktive 2,091
Humbje jete 2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 767
Shkodër 271
Fier 215
Vlorë 194
Elbasan 161
Lezhë 129
Durrës 122
Berat 71
Gjirokastër 58
Kukës 43
Korçë 40
Dibër 19

SHKARKO APP