Rritje e shifrave, 7 viktima dhe 393 raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk e kanë fituar 7 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Po ashtu janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 393 qytetarë. ”158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat, 10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh”.
Janë 6,206 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 393
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 151
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,793
Testime totale 1,409,310
Raste pozitive 202,295
Raste të shëruara 192,967
Raste aktive 6,206
Humbje jete 3,122
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3146
Fier 645
Gjirokastër 537
Shkodër 435
Durrës 330
Berat 315
Elbasan 252
Vlorë 207
Lezhë 159
Korçë 89
Dibër 46
Kukës 45