Rrogozhina voton sot për kryebashkiakun e ri, 32 mijë qytetarë me të drejtë vote

Qytetarët e Rrogozhinës u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.

Në qendrat e votimit do të ketë një kuti votimi dhe zgjedhësit do të votojnë vetëm në një fletë, ndryshe nga 14 maji.

I pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.

Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës.

SHKARKO APP