Rrogozhinë, KQZ-ja: Procesi i votimit po vijon normalisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës po vijon normalisht. Sipas KQZ-së, të gjithë qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Sipas raportimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në çdo qendër votimi, identifikimi elektronik i zgjedhësve po kryhet rregullisht. “Operatorët e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve janë në krye të detyrës dhe nuk ka asnjë problematikë apo vështirësi në përdorimin e identifikimit elektronik”, bën të ditur KQZ.

Në garë janë sërish Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Në votime ditën e sotme janë thirrur 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?