Rrogozhinë, voton Memolla i PS: Nuk rrezikojmë aspak. Shpresojmë për një rezultat si në 14 Maj
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla pas votimit dha një pronocim për mediat, ku i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.
Memolla thotë me bindje se nuk rrezikon aspak, teksa shpreson që të marrin pak a shumë të njëjtin rezultat me atë të 14 Majit, ku fitues është shpallur ai me një diferencë të vogël votash përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxhës.
”Procesi po shkon shumë mirë, pavarësisht një incidenti të vogël. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak. Shpresojmë pak a shumë të njëjtin rezultat si në 14 Maj. Nuk merrem me kundërshtarin, por me veten time. Problemi i fotografimit të votës është administruar nga KQZ dhe KZAZ”.