Rroshi i përgjigjet Halimit për djegien e makinës së Telitit

 

Pas djegies së makinës së Armand Telitit, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe akuzave të Eduard Halimit, se këtë akt e kanë bërë dy bashkiakët e PS-së Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi, ka mbërritur edhe reagimi i këtij të fundit.

Nëpërmjet një deklarate në Fb, Rroshi bënte me dije se:

Pas humbjes me sukses se zgjedhjeve ne Kavaje, Eduard Halimi, malli i importuar ne qytetin tone dhe i skaduar ne vend qe te dale ne publik dhe te kerkoje falje per humbjen dhe balten e derdhur ndaj kandidateve te koalicionit te majte, vijon qe te beje te njejten gje.

Ish Ministri i Pa-Drejtesise ka filluar te beje personin e perndjekur "politik" dhe perpiqet ti shmanget humbjes se tij si i deleguar ne Kavaje dhe qe e ndihmoi PD-ne te zhytej me thelle se kurre ne humbje me paska akuzuar sot per djegien makines se nje zyrtari nga Durresi te cilit as emrin e plote nuk ja di jo me t'i djeg makinen.

I bej me dije Halimit dhe gjithe shqupistave se Elvis Rroshi e kalon diten duke u marre me punet e bashkise te cilat nuk jane te pakta dhe se ka as ne model dhe as ne deshirat e tij te merret me makinat e te tjereve.

Eduarti me akuzoi per 700 vota te importuara nderkohe qe humbi me 6700, ndaj i bej thirrje te beje pushimet i qete dhe mos shpife pa te drejte.

I bej thirrje Prokurorise qe te marre Eduard Halimin si person qe ka dijeni per ngjarjen, ne te kundert te ndiqet penalisht per pengim te hetimit.

Ka marre fund koha kur politika ben drejtesi dhe shpall fajtore.

SHKARKO APP