Rruga e Kombit, Basha: Rama firmosi me vonesë arritjet e PD-së me Kinën

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama, pak momente pas marrëveshjes së arritur në Beograd për investimin madhor mbi Rrugën e Kombit, me qeverinë Kineze, se po shet si suksese të qeverisë së tij arritjet gjatë qeverisjes së djathtë. Rasti më i fundit dhe shembull, sipas PD-së, është pikërisht Rruga e Arbrit. Shefi i opozitës Basha përmes rrjetit social, në profilin e tij Facebook, shkruan se zanafillën projekti strategjik e mori 3 vite më parë dhe marrëveshja me palën kineze ishte gati që në shtator 2013, por që u shty nga qeveria Rama, plot një vit e gjysëm. “Projekti strategjik i “Rrugës së Arbrit” që nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kësaj qeverie si shumë projekte të tjera të rëndësishme për njerëzit dhe ekonominë e vendit. Edhe pse marrëveshja me palën kineze ishte gati që në shtator 2013, ajo u shty me papërgjegjshmërinë më të  madhe nga qeveritarët për plot një vit e gjysëm,” – theksoi Lulzim Basha, sipas të cilit Rama duhet të kërkonte ndjesë për këtë vonim të  pajustifikueshëm dhe jo të rreket ta shesë “sapunin për djathë.” I tilla ka qenë reagimi i kreut të Opozitës, Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?