Rruga e re në Tiranë “Zyber Fagu”, Veliaj: Nderojmë modelet që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit

Njëra nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e legjendës së futbollit kryeqytetas, Zyber Fagu. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti familjarët e ish futbollistit të famshëm shqiptar, të cilëve u dhuroi në shenjë simbolike tabelën me emërtimin e rrugës. Veliaj tha se detyra jonë është ta kthejmë vëmendjen te njerëzit që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në jetën e qytetit.

Në Tiranë kemi nevojë të nderojmë ajkën e qytetit. Fëmijët kanë nevojë të dëgjojnë histori frymëzuese të atyre që luftuan, punuan apo kanë bërë sport, pavarësisht regjimit ku kanë jetuar”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se të gjithë duhet të kontribuojnë, që njerëzit e vyer si Zyber Gagu, të jenë modele të shoqërisë shqiptare.

“Sot na ofrohen si modele njerëz pa merita, që nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë sonë. Ndaj, të gjithë duhet të kontribuojmë që njerëzit e vyer si Zyberi, që i kemi pasur në ato kohë jashtëzakonisht të vështira, t’i sjellim sot si modele. Është shumë e rëndësishme që këta njerëz të mirë dhe të ndershëm t’ua japim si shembuj të rinjve, për t’u treguar se mund të jetosh si njeri i drejtë, duke punuar fort”, vijoi ai.

 

SHKARKO APP