Rruga Elbasan-Qafë Thanë në fazën e dytë, Rama publikon fotot nga punimet
Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ndodhet në fazën e dytë. Është kryeministri Edi Rama që ka postuar në rrjetet sociale foto nga puna.
Ai thotë se aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave.
Ndërkohë vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.
“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari”,-shkruan Rama.