Rruga Korçë-Ersekë/ Berisha: Iu tregoj shifrat sa vjedh Rama dhe Balluku

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se rruga Korçë-Ersekë pas ka përfunduar dje pas 13 vitesh. Berisha tha se për ndërtimin e 17 km rrugë u deshën 11 vite.

“18 km e para të rrugës Korçë-Ersekë përfunduan brenda dy viteve me një kosto 800 mijë euro km. Merrni të dhënat dhe shihni. Cfarë ndodhi me 17 km e tjera? Nëse 18 km e para u ndërtuan me 15 mln euro, 17 km e dyta të rrugës u ndërtuan me 54 mln euro. U ndërtuan me një çmim 4 herë më të lartë. Shikoni sa vjedh Edi Rama dhe lubi Balluku. Rrugën që ndërtohej me 800 mijë e kaluan në 3 milionë e 400 mijë km. Këto nuk shkojnë për të sëmurët dhe shkollat, por shkojnë për vilat dhe për kontot e fryra bankare. Edhe kanë moral këta të kërkojnë vota. “, tha Berisha.

Më pas ai u kërkoi qytetarëve që ti gjuajnë me vezë dhe domate të gjithë zyrtarët hajdutë.

“Qytetarë dhe qytetare, vezë dhe domate kudo që ti gjeni. Vezë dhe domate hajdutëve fytyrës kudo që ti gjeni. Mos i lejoni të bëjnë një hap në rrugët dhe rrugicat tuaja. Këta duhet ti damkosni.”, tha Berisha.

SHKARKO APP