“Rruga të ndërtohet menjëherë”, Meta në Selenicë: Qytet me pasuri të jashtëzakonshme, por i braktisur prej vitesh

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar qytetin e Selenicës, në Vlorë.

Meta shprehet se mezi ka pritur që të shkojë në Selenicë, kurse shton se rruga e shkatërruar në këtë vend, duhet të rregullohet menjëherë. Kreu i Shtetit vlerëson se Selenica është qytet me pasuri të jashtëzakonshme, por i braktisur prej vitesh në mjerim dhe në vuajtje.

Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje, për të biseduar hapur, sy më sy, me kërkesë të tyre, me banorët e mrekullueshëm të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më njohën me problemet e shumta të përditshmërisë së tyre, nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin.

Të gjithë ishin njëzëri në kërkesën kryesore, ndërtimin e rrugës.

I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre.

RRUGA E SELENICËS TË NDËRTOHET MENJËHERË dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni. 🇦🇱

Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh…

Pubblicato da Ilir Meta su Lunedì 18 gennaio 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?