Rruga ”Ukraina e Lirë” pranë ambasadës ruse, mediat botërore jehonë propozimit të Veliajt

Këtë të hënë, Këshilli Bashkiak i Tiranës emërtoi një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”, si shenjë solidariteti me rezistencën e Ukrainës kundrejt pushtimit rus. Lajmi ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore, si Associated Press, Reuters, The Telegraph, Washington Post e shumë të tjera.

Në shkrimin e tyre, mediat e huaja bëjnë me dije se Këshilli Bashkiak i Tiranës, apo parlamenti i qytetit, votoi unanimisht për të riemërtuar një rrugë kryesore në kryeqytet ku kanë selitë ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës.

“Ne kemi ditur të rreshtohemi në anën e drejtë dhe të lavdishme të historisë së botës, ashtu siç bëmë me hebrenjtë dikur, me afganët dje, apo me ukrainasit sot. Shqipëria ishte i vetmi vend gjatë Luftës së Dytë Botërore që në fund të saj pati më shumë hebrenj sesa në fillimin e luftës, duke u ofruar atyre strehë nga persekutimi nazist. Shqipëria ishte vendi i parë që u ofroi strehim afganëve që u larguan nga vendi i tyre pasi regjimi Taliban erdhi në pushtet”, theksojnë mediat më të njohura ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?