Rrugës për në Kavajë/Basha i përgjigjet live qytetarëve: Ligjet e para që do miratoj kur të vij në qeveri

Këtë të enjte kreu i PD-së, Lulzim Basha do të jetë në Kavajë, por po zhvillon një komunikim live me ndjekësit, teksa është rrugës. Kreu i PD-së ka thënë se për më shumë se gjysmë ore ka përshkuar me pak se 500 metra, pasi ka pasur shumë trafik tek “Sheshi Shqiponja”. Basha tha se ky trafik është simboli i bllokimit të Shqipërisë, që sipas tij është bllokuar nga Rama në këto 8 vite.

”Shkollat duhet të kenë mundësinë të rrinë deri në orën katër të hapura, që fëmijët të kenë mundësi të praktikojnë hobit e tyre, të hanë një vakt ushqimi apo të ushtrohen, sigurisht duhet një numër më i lartë mësuesish. E gjithë ekonomia do ringrihet duke çliruar biznesin. Duhet të kemi vende të mirë paguara pasi Shqipëria ka pagën më të ulët në Ballkan. E gjitha kjo vjen pasi mungojnë investimet Duhet të ketë 100% subvencionim për fëmijët e familjeve me të ardhura jo të larta. Ligjet që kemi në fokus të ndryshojmë janë anulimi i koncesioneve, heqja e traut me Kosovën apo ligj i arsimit të lartë. Paketa fiskale do të bëjë të mundur çlimirim e ekonomisë nga monopolet”,-tha Basha.

Pyetje: Çfarë do të bëni për bujqësinë?

Do të bëjme atë që bëjnë vendet anëtare, suvencionojmë, do të ulim kostot, këtë bën Maqedonia, këtë bën Kosova. hapi i parë do të jetë një skemë suvencionimesh dhe një skemë prej 100 milionë eurosh në vit. Do të bëjmë të mundur që dhe Shqipëria të ecë në haopa të sigurtë, mbështetje direkte për fermerin. Ta kthejë fermerin shqiptar në një sipërmarrje. Djersën e tyre ta derdhin në vendin e tyre.

Pyetje: Me kë skuadër futbolli jeni?

Basha: Me Tironën, me Bayern Munich. Nga skuadrat ndërkombëtare, me Holandën është babai dhe unë jam me Gjermaninë, nëse ka një mos marrëveshje në familje mes babë e bir është kjo.

SHKARKO APP