Rrugës për në Shqipëri edhe 210 afganë, strehimi në konviktet e ”Qytetit Studenti”

Pasi 121 shtetasit afganë prekën tokën shqiptare në orët e para të mëngjesit të sotëm, mësohet se janë edhe 2 grupe të tjera që janë rrugës për në Shqipëri.

Do të jenë 2 fluturimë të njëpasnjëshme. I pari rreth orës 23:00 me rreth 150 afganë, dhe fluturimi do të bëhet direkt Kabul-Tiranë.

Fluturimi i dytë do të jetë rreth ores 1 të mengjesit, me rreth 60 afganë. Afganët do të strehohen paraprakisht në ambientet e konvikteve të ”Qyteti Studenti”.

Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

SHKARKO APP