“Rrugëtimi shqiptar drejt demokracisë dhe lirisë ndër vite” –
“Rrugëtimi shqiptar drejt demokracisë dhe lirisë ndër vite” – Bashkëbisedim me studentë në forumin per Liri Demokraci te organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD). Me poshte keni tekstin e plote te kesaj bised. (Sali Berisha)
"Së pari dua t’ju pershëndes përzëmërsisht, jam shumë i ndëruar të jem sot në këtë panel me përfaqësues të rinisë studentore, jam i hapur për çdo pyetje tuajën. Përshëndes dhe të gjithë të pranishmit.
– Pyetje nga Hergert Alimerko: Doja t’ju pyesja për diçka me shumë interes për të gjithë studentët e Tiranës por dhe të gjithë studentët e Shqipërisë, të di mendimin tuaj për ligjin e arsimit të lartë që qeveria aktuale ka miratuar pak kohë më parë në Parlament.
Berisha: Reforma e arsimit është një reformë jetike dhe asnjë reformë tjetër nuk ka impakt më të madh në zhvillimin e vendit se sa reforma e arsimit. Me ligjin aktual kam punuar me seriozitetin më të madh bashkë me një grup këshilltarësh të mi, dhe një këshilltar të shquar, një nga ekspertët më të mirë të arsimit në botë, për dy vite me radhë. U tërhoqa me keqardhje nga ligji. Pse unë u tërhoqa nga ligji dhe pse vendosa që këtë ligj të mos e votoj. Sepse ligji në kushtet e Shqipërisë sillte një problem jashtëzakonisht të dëmshëm për këtë vend, mbyllte dyert e universiteteve për të varfërit. Kjo është e vërteta e padiskutueshme e këtij ligji. Duke futur studentët në kushtet e kredisë, duke ditur nivelin e varfërisë dhe përhapjen e saj në këtë vend, faktikisht fëmijët e të varfërve, sapo të fillojë ky sistem, do ta kenë pothuajse të pamundur ndjekjen e tyre. Nëse merrni parasysh gjendjen e tyre ekonomike, po marr rrethin e Kukësit ose të Gramshit apo Librazhdit, mundësitë për të përballuar kreditë studentore në këto rrethe ju garantoj se s’kanë më shumë se 2% të familjeve të tyre. Dhe kjo është një goditje fatale. Kjo është arsyeja se pse ky ligj nuk është importuar në kontinent por ka mbetur në atë vend ku ai ka patur kryesisht efekte shumë pozitive. Por kjo është një çështje evolucioni. Arsyeja tjetër është se kjo qeveri, me ndërhyrjet që bëri në ligj dëshmon qartë se ka ndërmënd të shtetëzojë, të kalojë nga universitetet publike dhe këto që janë, të kalojë në univeristete qeveritare dhe shtetërore. Të shtetëzojë universitetet private, ti kalojë ato në universitete publike, gjë e cila është në kundërshtim të hapur me çdo parim timin. Këto janë arsyet për të cilat unë nuk pajtohem me ligjin e arsimit të lartë.
– Pyetje nga Anxhela Malko: Në PD shumë të rinj po vërshojnë dita ditës për tu bërë pjesë e saj, tregues për këtë është dhe nr i madh i anëtarësimeve pranë PD. Si e shikoni përfshirjen e të rinjvë në politikë dhe cila do të ishte këshilla juaj për mbarë rininë shqiptare për këto ditë të errëta që po kalojnë për shkak të kësaj keqqeverisjeje.
Berisha: Unë mendoj se përfshirja dhe angazhimi i të rinjve dhe fluksi i të rinjve drejt PD është zhvillimi më i rëndësishëm për këtë forcë politike. Ky fluks dhe kjo përfshirje nuk nënkupton aspak shmangien e të tjerëve por përkundrazi nënkupton një energji të re të fuqishme të kësaj partie për tu përballur me një situatë të paprecedentë në asnjë vend tjetër në hapësirën e NATOs dhe hapësirën e vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar në BE. Jemi në situatë dramatike dhe energjia e rinisë është dramatike për të përballuar këtë situatë. Shqipëria është absolutisht, siç thotë Sarah Chayes, me një qeveri organizatë kriminale. Lexoni librin e saj “Hajdutët e shtetit”, kjo studiuese ka dhënë një kontribut të madh me elaborimin e kësaj doktrine. Ajo këtë fenomen e ka studiuar në Afganistan dhe në vende të tjera, por çfarë dallimi ka Shqipëria kur dhe një ligj që mbronte qytetarët shqiptarë nga babëzia dhe vjedhja e pasurisë publike nga qeveria dhe pushtetarët, edhe atë ligj që kishim e asgjeson, e asgjesoi Rama duke shndërruar kështu qeverinë në një organizatë të vërtetë kriminale. Kriminelë sigurisht janë ata që bëjnë krime, por kriminelë janë sigurisht dhe ata që vjedhin pasurinë publike seps etë dorëzosh kompaninë sot si ministër me 120 mijë euro dhe në dy vjet, kompania jote, me emër tjetër, të ketë arritur në 12 milionë euro dhe të jetë fituese e të gjitha tenderave, apo të marrësh Hekurudhën me konçesion për djalin apo të mbrosh deputetin i cili thyen në mënyrë flagrantenjë nen të Kushtetutës, të cilët e kanë të ndaluar të kenë asnjë lloj të ardhure tjetër nga sektori publik përveç rrogës së tyre. Po çfarë ka krimineli më shumë se Kokëdhima, i cili ka marrë 150 pagesa para publike që kur është bërë deputet dhe kryeministër i Jugut. Ju e keni dëgjuar denoncimin zyrtar, që këtu qarkullojnë të lirë Shullazi dhe Arben Frroku. Po pse? Sepse moralin e Shullazit dhe Arben Frrokut e ndal kryeministri vendit, e ndal Edi Rama dhe kjo është direkt e lidhur me të. Nuk do mundej kurrë një ministër, se do ta linte çdo javë postin, për të mos zbatuar ligjin ndaj tyre. Kështuqë rinia dhe roli i saj në këtë periudhë është jetik pasi vendi është në situatë kritike, vendi qeveriset nga një organizatë kriminale e cila nga mëngjesi deri në darke pasurohet me lidhje me krimin, nga mëngjesi deri në darkë vjedh me tendera, me konçesione, pasuritë publike. Cfarë bëri kjo mazhorancë? Asgjesoi ligjin e konfliktit të interesit, një ligj i cili mbronte pasurite e publikut, pasuritë e shtetit nga lukunia e qeveritarëve.
– Pyetje nga Anxhela Ujka: Do doja të dija nga ju, meqënëse ndodhemi 25 vite larg dhjetorit 90, si e gjetët ju rininë këtë dhjetor duke përmendur edhe faktin pas dy vite qeverisjeje të majtë.
–
Berisha: Brenga më madhore e këtyre dy viteve është largimi masiv i rinisë nga vendi. Takimet me të rinjtë i kam shumë të dhumbshme sepse gjej humbje shprese për punë, i gjej të dëshpëruar dhe faktikisht po largohen masivisht. Demokracia është proces, në fakt historia fakton se demokracia nuk është proces i parikthyeshëm, mjerisht. E tha shumë bukur drejtori i IRI-t, se demokracia nuk është proces i parikthyeshëm. Për fatin tonë të keq, kjo është faktuar edhe në të shkuarën, por shkarja më e madhe është faktuar këto dy vite. Ndoshta ju e lexuat artikullin e Monforit, i cili është një personalitet shumë i shquar në sociologji dhe ka studime shumë të njohura, ka dhe një metodë të tij në luftën kundër varfësrisë. Cili nga ne do mund ti lëvizte një fjalë të vetme atij artikulli për dramën shqiptare. Përkundrazi, mjerisht studiuesi kishte kapur vetëm njërën anë të medaljes, kishte kapur vetëm korrupsionin, nuk ishte ndalur te krimi, nuk ishte ndalur të lidhjet e qeveritarëve me krimin apo me drogën, nuk ihste ndalur te ky aspekt që është akoma më i rëndë.
Në rast se në 90 ne ishim njërëz të pashpresë, e them këtu haptaz. Jam unë, që në atë periudhë kisha bërë një seri shkrimesh në të cilat filloja nga denoncimi i censurës, autocensurës, tabuve, nga kërkesa për pluralizëm mendimi, pluralizëm politik, heqja nga Kushtetuta e nenit mbi të cilin qëndronte diktatura, nenin që njihte hegjemoninë si forcë udhëheqëse e Partisë së Punës, përsëri unë absolutisht isha i bindur se kjo nuk do ndodhte. Jam çuditur këto ditë kur kam takuar një mik timin, ai ka qënë oficer marine dhe po bisedonim dhe më thotë se ata besonin se këta i kanë ditët e numëruara. Pra ka patur mjedise të ndryshme kurse në mjedisin ku unë jetoja nuk ekzistonte ky optimizëm. Ndërsa korriku është akti heroizmit masiv më i madh në historinë e vendit. Ne të tjerët nuk u derdhëm, shoqëria, Tirana nuk u derdh në shesh, ata të rinj e përmbysën perden e hekurt në 2 korrik. Akti i tyre ishte absolutisht akti më kurajoz në gjithë Europën komuniste kurse pjesa tjetër nuk e shndërroi këtë në një shans për të përmbysur diktaturën. Përkundrazi, qëndroi indiferent dhe ishte një shans i humbur për ne. Por prap them që kjo ka qënë dhe një nga shtyset më të rëndësishme të studentëve, pra vërtet u humb në korrik por nuk u humb në dhjetor. Nuk ka sot një motiv që të jetë një situatë dëshpëruese si në 90. Jo, sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, është vedn kandidat për në BE, në të gjitha aspektet është një Shqipëri ku nëse të ardhurat për frymë ishin 204$ sot mesatarja e tyre është 11 mijë $, po kaq të mëdha janë edhe ndryshimet e tjera. Duhet të vendosim me kurajo për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që e ka hedhur kjo qeveri, njëlloj siç vendosëm në dhjetor të 90!
– Pyetje nga Slejdi Muhameti: zoti Berisha përveçse një lider politik jeni njohur dhe si një mjek i shkëlqyer jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. A ishte kjo eksperiencë thelbësore për të qënë kuruesi vetëm i politikës shqiptare, ilaçi i vetëm i popullit shqiptar për tu shëruar nga sëmundja komunizmit?
Berisha: Pyetje shumë interesante. Eshtë shumë e vërtetë se unë kam qënë shumë i apasionuar pas profesionit tim, me një pasion të pakufishëm për të. Por cila ishte beteja ime personale? Beteja personale ishte për dinjitet njerëzor. Një herë dhe një mijë herë po ta analizoj, ajo nuk ishte asgjë më tepër veçse betejë për të dalë nga konformizmi, sëmundje më e keqja e intelektualit. Arrita në një përfundim që pasioni për profesionin tim, për kardiologjinë, për studimet, dora dorës më kishin penguar të shof disa të vërteta të tjera. Kur ti bën kërkime shkencore ti kërkon disa të vërteta, përpiqesh të zbulosh të vërteta që nuk i njef dhe ecën me metoda të ndryshme për ti gjetur ato, në tërësi të padukshme por ekzistuese. Dhe në një mënyrë ose një tjetër u binda që disa të vërteta janë shumë më të rëndësishme se sa këto që unë qëmtoja, se sa këto që unë studioja. Nje ndikim shumë të madh te unë ka pasur Saharov. Nuk kam qënë i ndikuar prej disidentëve të tjerë si Kundera etj, sepse këta nuk jetonin në vendin e tyre kurse unë isha i betuar, nuk largohesha kurrë nga vendi. Saharov më ndikoi sepse ai ishte një gjeni në fizikën bërthamorë dhe la çdo gjë dhe merrej vetëm me të drejtat e njëriut, ai internohej nga një vend në një vend tjetër dhe në çdo mundësi publike ai nuk fliste për gje tjëtër veçse për të drejtat dhe liritë e njëriut. Dhe unë gjeja një ngushëllim, që, kur ky gjeni ka braktisur profesionin e tij për t’iu dedikuar të drejtave të njëriut, ia vlen, e ka bërë për dinjitetin e tij.Saharov i kërkon Gorbaçiovit se “do të heqësh artikullin 6 nga kushtetuta e Bashkimit Sovjetik”.Marr dhe lexoj dhe artikulli 6 ishte roli hegjemon i Partisë Komuniste të BS, lexoj dhe më poshte dhe ai ishte arkitrau i diktaturës, aty qëndronte e gjithë diktatura. Dhe unë në takimin me Ramiz Alinë i kërkoj të hiqte atë nen, nenin që i jep partisë rolin hegjemon. Paria duhet të ketë atë rol që i takon, me punë dhe jo me ligj.
Natyrisht, edhe kur unë kam paraqitur këtë kërkesë edhe mëvonë në një tryzë të organizuar nga Zëri Popullit jam shprehur haptaz për organizata dhe organizma të pavaruar të pluralizmit, të njohura me ligj. Asnjëherë s’kam patur ndërmend të kyçem në politikë. Por, unë isha një intelektual, që tani duhet të dilja me konformizmin dhe e mendoj disa herë, absolutisht, të gjithë ata që u bashkuan në dhjetor, ata u bashkuan për liri. E krijuan partinë si një instrument për të gëzuar liritë, por jam i bindur se aty në Qytet, kur ishim, nuk ishte shtysa për të krijuar parti si shtysë e parë e atyre studentëve, e atyre intelektualëve, e atyre pedagogëve. Ata ishin për të themeluar lirinë, e cila mungonte tërësisht në Shqipëri.
Fakti është së alternanca është një ligj themelor i demokracisë dhe çdo politikan duhet të jetë i përgatitur për alternancën dhe kurrë nuk duhet ta konsiderojë atë një fatkeqësi, ta paragjykojë. E vërteta është se në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër ish komunist, në këto zgjedhje erdhën në fuqi pasardhësit direkt të bllokmenëve hoxhistë. Unë e kam përdorur këtë, por në mënyrën më absolute ju siguroj se nuk mund të mbash përgjegjës djalin për të atin, por më kishte bërë një gjë përshtypje. Këto ishin njerëz të shkolluar, prej tyre kanë vuajtur edhe në burgje dhe kam respekt për vuajtjen e tyre në burgje, mirëpo etërit e tyre, personalisht, jo vetëm me urdhër kanë ekzekutuar njerëz. Personalisht kanë urdhëruar varjen në publik të tjetrit. Personalisht kanë bërë gjëma. Këta që janë sot në pushtet nuk kanë një përgjegjësi, por këta kanë një problem të tmerrshëm. Kanë shkruar me dhjetëra vëllime, poezi, poema, histori, politik, por nuk ka shkruar njëri një paragraf që ti kërkojë të falur djalit apo vajzës së X personi, sepse i ati i tij u përfshi direkt në pushkatimin, në varjen, në internimin, në burgosjen e tij. Pra, këta kishin dënuar, dhe e kanë shumë të zakonshme ta dënojnë komunizmin në tërësi. Komunizmi në tërësi është një kal i ngordhur, nuk ekziston si sistem, por kur vjen puna tek krimet konkrete, këta nuk dënojnë asnjë prej njerëzve të tyre. Nuk me vjen mirë dhe mua, nuk është se e gjej veten komod kur detyrohem të them neo-bllokmenë ose të rri të merrem me një raport të tillë, por kjo është e vërteta. Vijmë sot. Do t’ju them, juve dhe shqiptarëve që kanë njohur diktaturën. Mbyllni sytë për një moment, mendoni se cili është, pas shtatores, simboli më autentik i Enver Hoxhës. Ndonjëri mund të thotë burgjet. Jo nuk janë. Sepse burgje ka pasur më shumë se të tjerët, por kanë pasur edhe të tjetër, kampet e përqendrimit kanë ekzistuar në të gjitha vendet ish-komuniste, këtu ishin më të egrat. Simboli më autentik për Enver Hoxhën janë bunkerët. Unë ju garantoj juve se ai bunker aty, ai është ngritur në pamundësi për të ngritur shtatoren e diktatorit. Ju jeni të rinj, por unë do t’ju them ju, se për çdo të burgosur, për çdo djalë, vajzë, burrë, grua të këtij vendi, burgu ishte bunkeri i tij, por problemi është edhe më tragjik. Ne kemi një nga problemet më madhore të diktaturës të pa studiuar, të pa shkruar dhe më kanë thënë se vetëm një nga Delvina me mbiemrin Kosturi ka shkruar (më vjen keq që se kam lexuar por do ta gjej) duke kapur problemin e urisë. Unë kam qenë mjek dhe kam parë me qindra me mijëra njerëz me pelagra. Pelagra është sëmundja e urisë ku hanë vetëm bukë mistri dhe nuk hanë ushqime të tjera, një sëmundje që të çon drejt vdekjes. Kjo sepse 36% e buxhetit, ky palo diktator e fuste në bunker. A mund të imagjinohet një diktator që 36% të buxhetit e fut në bunker, ta varrosë në tunele dhe bunker. Rezultati ishte një mjerim jashtë çdo imagjinate njerëzore. Një mjerim që më kujtonte lidhjet me ca skena të atyre që spostoheshin mijëra kilometra për të gjetur një copë tokë dhe për tu instaluar.
Në vitin 1991, kur dolën nga burgu ish të burgosurit politik, takova një grup të madh. U them, – ju ishit shumë keq por nga pikëpamja ushqimore njerëzit tuaj ishin shumë keq. Po, – më thanë,- ke të drejtë. Imagjinoni se çfarë ushqimi kishin ata të burgje dhe kampe, mizerabël por vëllezërit dhe motrat e tyre kishin gjithsej një kilogram kripë, vaj, sheqet dhe bukë misri, asgjë tjetër. Sepse pasuria futej në tokë. I çmenduri, barbari groposte 36% të buxhetit çdo vit dhe ky tani na eglendiset me bunkerin. Ai përfaqëson Enver Hoxhën. Së treti, e thoshte shumë bukur profesoresha amerikane në Zërin e Amerikës, çfarë ishin ato. Propaganda zyrtare thoshte se “do të përballojmë NATO-n dhe Traktatin e Varshavës po të na sulmojnë”.
Po ky grup, po këta bij të etërve vijnë dhe dekretojnë dekorimin e xhelatëve. Tani bëjnë të paditurin kur u përballën me revoltën popullore. Kush nuk e dinte! Nëse s’ke lexuar, sepse zotëria e ka cituar kushedi sa herë At Zef Pllumin me kryeveprën e tij “Rrno vetëm për me tregue”, e këshilloj çdo të ri, në respekt të vuajtjes së At Zef Pllumit, por edhe të familjes së tij, ta lexojë atë libër. Dekorojnë kriminelë, dekorojnë vrasës, dekorojnë njërin prej tyre, që pasi ka torturuar me dhjetëra e qindra klerikë pasi ka çuar në litar dhe në pushkatim, kë bërë dhe doktoraturën në drejtësi apo sociologji, për suksesin e tij në luftën kundër fesë dhe klerikëve. A mundet një qeveri të sillet në këtë mënyrë, kjo është totalisht linja e etërve. Vetë Edi Rama shpërndau haptas dhe publikisht në Facebook duke festuar 70 vjetorin e Luftës duke shpërndarë fotot e Enver Hoxhës. Pse nuk paske lidhje ti. Ti po i bën sepse ti ke nostalgjinë e tyre. Ti po bën ndaj këtij populli, këtyre të rinjve provokacionet më të ulëta.
Unë jam absolutisht kundër protestave me dhunë, qartas, por jam ndier i lënduar presa i përket bunkerit,. Bunkeri duhet të zhduket. Po të pranojmë bunkerin duhet të pranojmë statujën e Enver Hoxhës.
– Pyetje nga Hergert Alimerko: Z. Berisha po të ktheheshit edhe njëherë në 1990, mendoni se do të bënit diçka ndryshe, nëse po cilën apo cilët?
Berisha: Natyrisht, po të kthehem në vitin 1990, në ato shkrimet e mia ishin rreshtuar një seri tezash. Edhe unë qesh me veten time kur në një tryeze kërkoj që të hapet debati për ekonominë e tregut. A mund të imagjinoni ju që unë kisha zero njohuri për ekonominë e tregut. Do ju tregoj një ngjrje që e kam treguar shpesh. Më erdhi në shtator të atij viti një pedagoge e re e Fakultetit Ekonomik, jepte ekonomi politike në Fakultetin e Mjekësisë. Më sjell për të vizituar nipin, dhe unë i them a mund të të bëj një pyetje. Shkon Ramiz Alia në një plenium, dhe unë i them se a kishte ndonjë element apo syth tregu në atë fjalim? Doktor thotë, unë po bëj tezën për atë treg. Ky ishte mësimi prej saj. Doktoratën time e kam për anti tregun dhe pasojat katasrofale të tregut. As vetë se di, po të kisha pasur këto njohuri në ‘90 se si do ti kisha sjellë. Në atë kohë më së shumti ajo ishte një udhëtim drejt lirisë. Ne nuk kishim ambicie të tjera, liria ishte magneti ynë.
– Pyetje nga Anxhela Ujka: Do të doja të dija kur e mendoni Shqipërinë anëtare të BE?
Berisha: Është në natyrën time që nuk jap me hamendje data dhe përqindje, se gabon, por do të duhen vite. Bashkimi Europian ka shpallur se për pesë vite s’ka anëtarësim dhe nuk ka lëvizje nga ky pozicion. Shqipëria ka një problem tjetër të tmerrshëm, më themelorin, dhunimin e zgjedhjeve. Një vend që nuk bën zgjedhje të lira nuk mund të pretendojë për të ecur në procesin e integrimit. Detyra jonë me e vështirë, detyra e të gjithë qytetarëve, e të gjithë shqiptarëve është të bëjmë gjithçka për të rivendosur zgjedhjet. Pasi të rivendosim zgjedhjet, nëse ne dëshmohemi të përkushtuar ndaj shteti ligjor, kritereve të Kopenhagenit, BE ka një hartë rruge për ata që shkojnë drejt tyre, shumë të qartë, kërkon një demokraci funksionale të bazuar në ligjin dhe zbatimin tij, kërkon padyshim luftën kundër korrupsionit kundër krimit dhe kam bindjen se zgjedhjet janë elementi më thelbësor. Me trishtim e them se ata që mendojnë se do të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën në krye të qeverisë, ata gabojnë shumë rëndë, për të mos thënë se tallen me votën e tyre. Unë kam pasur kundërshtarë, por ky është, pas Enver Hoxhës, njeriu më i rrezikshëm për votën e lirë. Një njeri që nuk bën zgjedhjet në partinë e tij, një njeri që shkon e ndërron statutin e partisë sa herë i përshtatet për veten, ky absolutisht nuk do të lejojë shqiptarët të votojnë të lirë, nëse shqiptarët nuk i tregojnë vendin. Kjo është mese e sigurtë.
Të dashur studentë,
Kjo hipotezë e imja nuk është se nuk është e diskutueshme, por arrin në një përfundim, se siç na sundoi krimi i bazuar në ideologji në 45 vite sot po na sundon krimi i bazuar në droge, i bazuar në korrupsion dhe në reminishenca të një kohe të shkuar. Pra, shanset për zgjedhje të lira nëse nuk ngrihemi në lartësinë e besimit tonë për votën e lirë, janë zero me Edi Ramën në qeveri.
– Pyetje nga Slejdi Muhameti: Sot që flasim jemi dy ditë pas protestës së PD. Ishte një protestë kuptimplotë që ngjalli shpresë dhe frymë të re. Mendoni se PD duhet të vazhdojë me protesta të tjera.
– Unë jam anëtar i njësisë 5 ne punojmë shumë a do të jetë e afërt dita që ne ta fitojmë atë degë plotësisht?
Berisha: Edhe njëherë dua të theksoj se gjithë protesta ishte një uragan madhështor, një protestë madhështore, gjigande. Një gjë dua të them. Në udhëkryqin e tmerrshëm, në të cilin na ka vendosur kjo qeveri për votën, nuk do të ndalim kurrë pa përdorur të gjitha format paqësore të mosbindjes civile. Unë mbetem gjithnjë, nga dita e parë që kam shkuar tek studentet në vitet 90 dhe gjithë jetën time, kundër dhunës. Dhuna është një aspekt që duhet ta shmangim, mosbindja civile është qëndrimi i njerëzve të qytetëruar për të fituar të drejtat e tyre të dhunuara, përndryshe do të lexojmë kapitullin tjetër të Monforit “Shqipëria dhe krimi”, jashtëzakonisht tronditëse. Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë. Ka një revoltë të thellë, masive tek qytetarët. Qytetarët burgosen për gjënë më të vogël, dhe tani në dy vjet, një qeveri që nuk tregon dot një investim të huaj të saj, të gjitha janë të mëparshme, bën një ligj i cili ka tronditur thellë në shpirt çdo biznesmen.
Ata kanë frikën nga burgu në mënyrën më të pamerituar deri në palcë. Pra, përsëri them se mosbindja civile do të jetë leva e Arkimedit dhe z. Basha e shpalli botërisht këtë në mitingun madhështor të Partisë Demokratike dhe opozitës. Ky është mendimi im.
Përsa i përket njësisë pesë. Po, jam i bindur se do të vijë dita. Beteja jonë duhet të jetë betejë për mendjet dhe zemrat. Të mos harrojmë se në politikë ata që luftojnë për liri, ata që luftojë për vlera, ata duhet ta kenë të qartë se misioni dhe betejat e tyre edhe për të fituar mendjen dhe zemrat mbi bazën e vlerave jo populiste, jo të manipulimit të njerëzve ndaj dhe jam i bindur se edhe kjo do të ndodhë. Nëse merr sot socialistët e thjeshtë, nuk e them për demagogji, por krahu ynë është i zhgënjyer, se nuk ka pritur një qeverisje nga Edi Rama, nuk ka pritur ndoshta këto që po bën, por nuk ka pritur një qeverisje efiçiente, por socialistët e kanë pritur këtë. Socialistët thanë shyqyr do të kemi një qeveri, e cila do ti japë zhvillime pozitive vendit, në shtëpinë e tyre. Nuk ka sot njerëz më të skajuar se ata. Njëlloj si të tjetër. Po nuk kanë para me paguar drejtoreshën fëmija e tyre nuk sheh punë me të tjerët dhe ata. Po nuk kanë para për të paguar drejtoreshën, femija i tyre nuk shef shkollë me sy, po s’kanë pare për agjentin tatimor, biznesi i tyre mbyllet me armiqësi. Ndaj dhe nuk duhet ti shohim si bastione të tyre, por duhet ti shohim si zona në të cilat duhet të punojmë më shumë për i bindur për ti bërë për vete dhe për ti fituar mendjen dhe zemrën e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

