Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve në zgjedhjet vendore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti paraditen e sotme ambasadorin e ri të OSBE-së në Shqipëri, Guido de Sanctis.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe OSBE-së, si dhe u hodhën baza të qenësishme mbi objektivat e përbashkëta të së ardhmes.

Takimi vuri theksin mbi dy elemente të rëndësishme për funksionimin e shtetit ligjor gjatë periudhës specifike të zhvillimit të zgjedhjeve bashkiake të këtij viti, që është roli i punonjësve të Policisë së Shtetit, në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe asistenca teknike që do të ofrohet nga OSBE-ja, me qëllim që detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, në këtë fushë, të përmbushen me efikasitet dhe ligjshmëri të plotë.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, me qëllim përmbushjen e standardeve europiane të sundimit të ligjit, organizimit të zgjedhjeve në vend dhe të respektimit të të drejtave e lirive të njeriut.

SHKARKO APP