Rrumbullaku firmos ndryshimet në Polici, Tonin Vocaj në krye të bluve të Tiranës

Këtë të martë, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në afro 100 ditët që nga marrja e postit ka bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe. Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zënë vendin e Lorenc Panganikës, i cili shkon në akademinë e policisë:

Ndryshimet

Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga. Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë. Niko Brahimaj emërohet në Fier. Ervin Hodaj në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare. Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?