Rubla ruse apo para krimi? Krasniqi: Asnjë palë nuk ka vullnet për Reformën Zgjedhore

14 maji 2023 afron shpejt, dhe si në çdo palë zgjedhje, qofshit lokale si vitin e ardhshëm, apo edhe ato të përgjithshme, është akuzat gjithmonë për blerje me para krimi, ose rubla ruse siç akuzon tashmë qeveria PD-në, kjo për kohën kur drejtues ishte Lulzim Basha. Financimi i partive politike është thembra e Akilit në Reformën Zgjedhore. Komisioni i Posaçëm Parlamentar po shkon drejt mbylljes së gjysmës së mandatit, kjo pa asnjë produkt konkret që për analistin Afrim Krasniqi tregon mungesën e vullnetit, për një çështje të mprehtë që kërkon zgjidhje.

“Problemi është që para që marrin nga shteti janë vetëm minimumi i mundshëm, financimi kryesor vjen nga burime informale. Ne shohim që kapen laboratorë droge. Për çfarë janë ato? Praktikisht janë një nga metodat e financimit në fushatë elektorale. Shohim që individë që përbejnë grupe kriminale vazhdojnë të kenë lidhje politike dhe ato janë burimi kryesor i financimit elektoral. Për këtë do të duhet të kishte një reformë zgjedhore!”, thotë Krasniqi për ”A2cnn”.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare u zbatua për herë të parë mekanizmi i kontrollit të pushtetit qendror në fushatë elektorale, ku katër muaj para datës së zgjedhjeve, qeverisë i ndalohet propaganda me punët e bëra. A do të mund të zbatohet ky mekanizëm edhe në rastet e kryetarëve të bashkive që synojnë një mandat tjetër?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryetarët e bashkive të cilët kandidojnë në fushatë elektorale, do të duhet që gjatë fushatës ta delegojnë detyrën te nënkryetarët në mënyrë që të mos jetë i njëjti individ që përdor bashkinë, punonjësit, tenderat, klientelën dhe gjithçka në dispozicion të fushatës së tij elektorale”, thotë Krasniqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?