Ruçi-deputetit të PD: I ke buzët me qumësht për të debatuar me mua

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka replikuar gjatë seancës së sotme me deputetin democrat Bedri Hoxha.

Ruçi tha se PD-ja nuk mund të flasë për shtetin pasi ka bërë 1996-n, 97-n, 98-n, Gërdecin dhe 21 Janarin.

Në këtë moment Hoxha i tha se ai kishte bërë 1 prillin (është 2 prilli), ku humbën jetën 4 qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zotëri, i ke buzët me qumësht ti për të zënë në gojë 1 prillin, është 2 prilli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mua që më shikon këtu kam shkuar 30 herë në gjykatë.

Kam shkuar dy herë në Shkodër.

Kurse ky i Gërdecit tënd dhe 21 Janarit tënd nuk ka shkuar asnjëherë.

Apo ai i “Rrugës së Kombit”, që shpëtoi me procedurë.  

Me kë po flet ti? Prandaj i ke buzët me qumësht kur flet.

Unë kam dhënë llogari ligjore, politike dhe morale për atë që ndodhi”, u përgjigj Ruçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?