Gramoz Ruçi shkon në ora 12.30 në Presidencë

Presidenti Ilir Meta takohet sot në Presidencë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, pas ftesës së kreut të shtetit për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Takimi do të zhvillohet në orën 12:30 në Presidencë.

Pas publikomit të Opinionit të Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Meta ftoi Ruçin si kryetar i Kuvendit, të diskutojnë për rekomandimet e Venecias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dje Ruçi pati një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim e cila ka kërkuar më parë të përshpejtohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, mundësisht brenda këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?