Ruçi mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Do e nderojmë gjithmonë si sfidantin e vështirësive!
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shpreh një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të themeluesit të TV Fax News, Kasem Hysenbelliu.
Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se do ta kujtojë e nderojë gjithmonë Hysenbelliun si një qytetar i denjë i Shqipërisë, si një kontribues mendjehapur i konsolidimit të medias së lirë, në shërbim të interesit publik e qytetar.
“Ndaj dhimbjen me nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e Kasëmit, në ditën më të rëndë të jetës së tyre. Kasëm Hysenbelliun do ta kujtojmë e nderojmë përgjithmonë si një qytetar i denjë i Shqipërisë, si një kontribues mendjehapur i konsolidimit të medias së lirë, në shërbim të interesit publik e qytetar, si një sfidant i vështirësive për tiu përkushtuar vendit, shoqërisë dhe qytetarëve. Lamtumirë, Kasem, miku ynë i shtrenjtë!”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Ruçi.