Ruçi në Fier, fushatë vetëm për PS, elektorati i jep mbi 10 mijë vota preferenciale
Socialistët e qarkut Fier, kanë vlerësuar maksimalisht liderin historik, fjalëpak e punëshumë të PS-së, Gramoz Ruçi. Si drejtues politik, ai nuk bëri asnjë ditë fushatë për emrin e tij, por ashtu si i takon një themeluesi dhe shtylle të partisë, bëri thirrje vetëm për votë për Partinë Socialiste.
Vota preferenciale e Fierit drejt Gramoz Ruçit dhe çfarë ai përfaqëson, dallon nga të gjithë drejtuesit politikë të të gjitha partive. Eshte vota për politikanin e fjalës së mençur, serioz e gjithmonë pranë njerëzve dhe nevojave të tyre.