Ruçi njofton se pse shtyhet votimi i Kuvendit për Kodin Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë të ditur se seanca e radhës plenare do të mbahet më datë 5 tetor 2020  dhe jo më datë 1 tetor, siç ishte parashikuar më herët.

Në njoftim, Kuvendi shprehet se seanca e së enjtes do të zhvillohet të hënën në orën 10.00. Sipas njoftimit, ky ndryshim bëhet për t’ju ardhur në ndihmë palëve për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Njoftimi i Kuvendit:

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

ju njoftoj se, nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare te datës 1 tetor 2020.

Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për  ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

Për procedurat e transmetimit do të keni një njoftim tjetër.

Faleminderit!

SHKARKO APP