Ruci: Pr/buxheti reflekton objektivat e programit të Qeverisë

“Ky pr/buxhet duhet votuar pasi ai synon rritjen ekonomike, synon vazhdimësinë dhe konsolidimin fiskal, forcon stabilitetin makroekonomik të vendit, krijon kushte për zgjerimin e veprimtarisë së biznesit, mundëson ruajtjen e stabilitetit ekonomik afatmesëm 2015-2017, zbaton rekomandimet e FMN-së dhe Bankës Botërore, etj”, tha Ruçi në Kuvend gjatë diskutimit në parim të pr/buxhetit të 2015.

Sipas tij, pr/ligji mbështetet në ecurinë e deritanishme të ekonomisë shqiptare.

“Ai reflekton objektivat e programit qeverisës, vlerësimet dhe opinionet e FMN-së e Bankës Botërore, por dhe kërkesat e progres raportit për Shqipërinë që rekomandon rimëkëmbjen e ekonomisë dhe konsolidimin fiskal”, tha kreu i deputetëve socialistë.

Ruçi tha se ligji i buxhetit 2014, i miratuar një vit më parë, u cilësua si buxhet kthesë dhe kjo kthesë, sipas tij, është realizuar një vit më pas.

“Këtë kthesë e shikoj tek frenimi i krizës dhe rënies ekonomike; tek vënia nën kontroll e financave publike, ndërsa brenda një viti ekonomia shqiptare po jep sinjale pozitive, duke mbështetur sidomos reforma tepër të rëndësishme që kundërshtarët tanë nuk i bënë dot, siç janë reforma territoriale, ajo e pensioneve, reforma në energjitikë, etj”, u shpreh Ruçi. 

SHKARKO APP