Ruçi sulmon Koço Kokëdhimën

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Gramoz Ruçi ishte në të njëjtën linjë me kreun e e kësaj force Edi Rama, sa i takon vlerësimit të figurës së Fatos Nanos për atë që i ka dhënë selisë rozë. Ruçi falenderoi Nanon për kontributet e tij, që sipas Ruçit i’u desh të bënte 4 vite burg vetëm pse ishte kryetar i PS.

Ruçi: Ky Kongres mblidhet 3 muaj para kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të PS, ndaj do ta nisja fjalën me një përshëndetje të posaçme për të gjitha ato dhe ata mijëra gra e burra, që aderuan në forcën tonë politike në 25 vjet, që dhanë gjithçka për mbijetesën tonë, rritjen dhe reformimin e arritjet tona 25 vjeçare…Faleminderit, atij që dha gjithcka për rritjen, forcimin, përballimin e vështirësive të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari jonë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dhe leksionin e fundit të demokracisë, Fatos Nanos. Ju drejtohem të gjithëve juve që drejtuat këto vite, PS është shtëpia juaj, ju thërret dhe ju kërkon ta falni edhe kur ka gabuar, përvoja juaj është jetike në çdo kohë për të përmbushur shpresat për një Shqipëri më të integruar në BE”.

Pa përmendur emrin e tij, Ruçi foli për të “ashtuquajtura projekte pilote” brenda partisë dhe reforma, që sipas tij, po dëmtojnë Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam për rregulla të forta dhe domosdoshmërinë e zbatimit të tyre, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar të rregullave të partisë në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturat projekte pilote në emër të të ashtuquajturave reformë në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën, dëmton organizimin dhe veprimin politik. Jam për veprim politik të çdo anëtari të Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo deklaratë e Gramoz Ruçit mbërrin pas asaj të bërë nga Koço Kokëdhima, i cili foli të enjten në Top Story për një strukturë rajonale në Vlorë e Gjirokastër. Ai tha se struktura shërben për të lehtësuar në gjetjen e burimeve njerëzore të afta dhe të kualifikuar në një hapësirë më të gjerë.

Mandati i deputetit, plas lufta mes Koço Kokëdhimës dhe Gramoz Ruçit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?