Ruçi takime në Lushnje: Gjatë mandatit të tretë, sigurojmë ujë të pijshëm për familjet e të gjithë bashkisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi sot një sërë takimesh elektorale në qarkun e Fierit.

Sot pasdite, ai ishte në Savër dhe Saravë, dy lagje periferike të qytetit të Lushnjës, nga ku premtoi se gjatë mandatit të tretë, do të sjellin ujë të pijshëm për familjet e banorëve të të gjithë bashkisë, në qytet e në fshat.

“Me njerëzit e thjeshtë e punëtorë të Savrës e Saravës. Buqetat e votave në çdo zgjedhje për Partinë Socialiste kthehen në më shumë investime e mirëqenie për ju e fëmijët tuaj. Gjatë këtij mandati dyfishuam sipërfaqen e vaditur në tokat e bashkisë Lushnje. Gjatë mandatit të tretë, sigurojmë ujë të pijshëm për familjet e banorëve të të gjithë bashkisë, në qytet e në fshat. Sigurojmë çertifikim e pronësisë mbi tokën për çdo fermer. Mirënjohje për votat tuaja për Partinë Socialiste”, shprehet Gramoz Ruçi përmes rrjeteve sociale.

Me njerëzit e thjeshtë e punëtorë në Savër, Lushnje:🌹

-Mirënjohje për votën tuaj për Partinë Socialiste!
#PSMandati3 🌹

– Sigurojmë çertifikimin e pronësisë mbi tokën për çdo fermer të Savrës.🌹

Pubblicato da Gramoz Ruçi su Mercoledì 14 aprile 2021

SHKARKO APP