Ruçi: Të bindur në mbështetjen e Italisë për çeljen e negociatave

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka drejtuar një letër falenderimi deputetit Piero Fassino, anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian. Deputeti Fassino është nismëtari i hartimit dhe miratimit të Rezolutës “Mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike”, e cila u miratua në unanimitet nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Italiane, në datën 19 korrik 2019.

Nisma për miratimin e kësaj Rezolute u diskutua në seancën dëgjimore të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit parlamentar shqiptar me Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Komunitare të organizuar më 16 prill, gjatë vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit në Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë.

“Dëshiroj tJu falenderoj për iniciativën dhe angazhimin Tuaj për përgatitjen dhe paraqitjen e Rezolutës së Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve në mbështetje të çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Rezoluta vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadrin e përgatitjeve për çeljen e negociatave dhe i rekomandonte Qeverisë Italiane të mbështesë në mënyrë aktive integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit, si një rrugë për forcimin  e paqes dhe stabilitetit të Europës dhe Mesdheut.

Me këtë rast, dëshiroj të përsëris vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë timen dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin Tuaj personal të kahershëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Është edhe kontributi Juaj pjesë   kontributi  mbështetja që Italia, fqinji dhe partneri ynë strategjik, ka dhënë dhe po jep për integrimin euroatlantik, në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shpreh bindjen se  qëndrimi i vendosur i Qeverisë Italiane do të mbahet edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Përfitoj nga ky rast tJu shpreh dëshirën time për t’u takuar së afërmi në Shqipëri, si i ftuari im dhe i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.”, shkruhet në letrën e falenderimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar deputetit të njohur italian Piero Fassino.

SHKARKO APP