Ruçi: Të përjashtohet ish-kryeministri. Berisha: Nuk më mbyllni dot gojën

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga seancë të ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i deputetëve të PS-së tha se Berisha ka shkelur etikën dhe ka futur përçarje dhe ndasi me fjalimin e tij në Kuvend.

Ai tha se Berisha duhet të përjashtohet 10 ditë, pasi nxiti përçarje krahinore. Berisha tha se Rama urren veriun dhe i quan veriorët kriminelë. Pritet që Byroja e Kuvendit të mblidhet brenda 48 orëve për të marrë vendim.

Pas kërkesës së Ruçit, në fjalën e tij Berisha tha se kurrë nuk e do e bëjnë të heshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju e shikoni se ata që kanë mbyllur çdo shpresë dhe potencial për fjalën në shpellën e tyre duan t’ja imponojnë dhe Kuvendit dhe Sali Berishës. Kjo nuk mund të ndodh. Dola këtu i revoltuar, sepse dy vite me radhë jam ulur me vrasës. Jam ulur me trafikantë vajzash shqiptare. Dy vite me radhë kam duruar presione nga më të ndryshme nga klanet e drogës. Dola me vlerësimin se ligji hoqi disa nga maskat. Ligji tregoi këtu janë ulur vrasës, kriminel të shëmtuar, që nuk meritojnë kurrë të jenë në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Midis atij që bën dhe ai që hesht, me i lig është ai që hesht dhe mbështet. Ata nuk erdhën vetë, i solli një njeri dhe ky njeri është Edi Rama”,- tha Berisha..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?