Ruçi thirrje politikës së vendeve fqinje: Të evropianizojmë Ballkanin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, i organizuar nga agjencia e lajmeve “BIRN” dhe “Internews Kosova”. Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i përvojave ndaj sfidave parlamentare që po kalojnë parlamentet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si edhe diskutim i hapur për mbi zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ruçi bëri thirrje politikës ballkanase që të integrohet në Bashkimin Evropian duke evropianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Evropën. Lidhur me situatën politike në Maqedoni, kryeparlamentari vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoni duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpunimi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

I pyetur për mbledhjen në Tiranë të faktorit shqiptar në Maqedoni, Ruçi pohoi efektin pozitiv që solli ky takim në bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni drejt objektivave të përbashkëta.
7082a8e5-9327-45d1-ba63-c502c24cabc2

Swiss Digital Desktop Reklama

070db96e-ab26-4e12-86df-067128a39d32

Swiss Digital Mobile Reklama

41e4fc7b-dd3b-4eb0-bc67-7ee32416fda3

442d5ecd-3bb1-438e-be90-ccdf403b781a

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?