Ruçi, Xhaçka dhe Ahmetaj, mesazhe ngushëllimi për viktimat në spitalin e Tetovës
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për viktimat nga zjarri në spitalin e Tetovës.
“Është një lajm që na ka dëshpëruar të gjithëve. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e njerëzve që humbën jetën, motrat e vëllezërit tanë tetovarë, me shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.”, shkruan në reagimin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
Ndërsa, Xhaçka shkruan:
Thellësisht të pikëlluar nga tragjedia në spitalin COVID të Tetovës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve e mbarë komunitetit shqiptar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë.
Kurse ministri Arben Ahmetaj, në mesazhin e tij shkruan:
Ngushëllime të ndjera familjeve që humbën sot tragjikisht njerëzit e dashur në ngjarjen në spitalin e Tetovës 🖤!
Lutje për shërim të shpejtë të të lënduarve.