Rudina Hajdari: Berisha, faleminderit! Tani IK!
(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video)
-Shkruar nga Jonida Halili-
Rudina Hajdari, vajza e lideri të Dhjetorit, Azem Hajdari, ka dalë hapur kundër vazhdimit të lidershipit të Sali Berishës.
Ajo me kurajo dhe pa elozhe evokon figurën e Berishës si lider i madh demokrat, por tani duhet të ik.
Të ikë me të vertetë thotë Hajdari. Ajo thotë se “Zgjedhjet e përgjithshme janë më pak se një vit larg dhe ende partisë i mungon reformimi serioz, figurat e reja të cilat thithin elektoratin gri dhe një hapje reale e lidershipit për ti dhënë mundësi cdokujt që ka aftësi, ambicje dhe dëshirë për të shërbyer të bashkohet me PD.
Duhet të institucionalizohet edhe më shumë gara dhe ajo të jetë reale me rregulla të qarta dhe të pamanipulueshme për këdo që dëshiron të garojë.
Mbi të gjitha, Berisha duhet të tregojë urtësi, duke dhënë mesazhin e shumëpritur të një vizioni të tij mbi PD e të ardhmes e duke lejuar kultivimin e lidershipit të ri brenda PD.
Partia ka nevojë urgjente për një frymë të re bashkëkohore, në format e organizimit, mënyrën e komunikimit dhe trajtimin e çështjeve politike.
Vetëm kështu, PD mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e pakonkurueshme dhe të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve. Kam besim se të gjithë së bashku do ta bëjmë realitet”- thotë Rudina Hajdari.
Në të vertetë me emrin e Berishës si kandidat I mundshëm për kryeministër në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm, është e pamundur të fitojë opozita. Demokratët dhe krejt qytetarët antiRama duan një qeveri të re, një qeveri pa emra të vjetër që kanë bërë ligjin tash sa vitë në Shqipëri.
Sipas Rudina Hajdarit, PD mund të marrë vota me shumicë nga pjesa opozitare por nuk mjaftojnë për të rrëzuar Edi Ramën.
Në qoftëse nuk voton per PD pjesa gri e elektoratit shqiptar, të cilët nuk janë as me Ramën, por as me Berishën, mbetet e sigurtë që PS dhe Rama do marrin mandatin e katërt rrjesht, duke e bërë Edi ramën kryeministrin me jetëgjatë jo vetëm në historinë e demokracisë, por po thyen rekordet edhe të komunizmit.
Rudina Hajdari ka lëshuar thirrjen e madhe: Sali, falemindetit, por tani IK!
A ka gjasatë ikë Berisha, shtrohet pyetja?
As që ka ndërmend të ik, ndaj Rudina Hajdari vetëm sa dogji emrin e saj në listën e kandidatëve për deputetë.
Ka shumë emra VIP në PD që thonën nën zë se duhet të largohet Berisha që të fitojmë zgjedhjet, por vetëm flasin skutave, sepse listën e deputetëve do të firmosë Berisha.
Ik, Doktor!- është thirrja e sinqertë e Rudina Hajdarit.
-Nuk iki nga PD!- duket sikur vjen piskama e Berishës.
Ndaj PD do të rrijë në opozitë e dënuar të shikojë fitoren e Edi Ramës edhe në vitin 2025, nëse nuk bën lëvizje radikale për zgjedhjet parlamentare.