Rudina Hajdari flet me ambasadoren amerikane dhe jep mesazhin se ndryshimet e Kodit Penal janë antikushtetuese

Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar një video-konferencë me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja nëpërmjet video-konferencës me Ambasadoren amerikane Znj. Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri.  E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë.

Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cenojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.  Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19”, shkruan Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rudina Hajdari është vajza e Liderit të Dhjetorit 1990, Azem Hajdarit. Ajo ka ruajtur sharmin e babait, i cili shquhej për patriotizëm dhe shpirt demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rudina Hajdarit po insiston se ndryshimet në Kodin Penal që kërkon kryeministri për të ndëshkuar qytetarët të cilët shkelin rregullat e koronavirusit, janë antidemokratike. Nëse ajo vendos ti rrëzojë me krejt deputetët e opozitës parlamentare, ajo do të hyjë në histori.

Ndërkohë Ulsi Manja, Taulant Balla dhe kryeministri po bëjnë presion mbi deputetët e opozitës që ti miratojnë ndryshimet në Kodin Penal.

Publikimi i bisedës me ambasadoren (gjë që nuk lejohet pa lejen e palës amerikane) tregon se vetë ambasada amerikane mbetet e interesuar të jap mesazhin se ndryshimet në Kodin Penal nuk janë të pranueshme nga ana e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?