Rudina Hajdari: Gazment Bardhi do të fshihet nga historia e PD, dëmtoi selinë blu

E rikthyer në PD, Rudina Hajdari thotë se Gazment Bardhi ka shpërdoruar besimin e demokratëve dhe se nuk ja vlen që ta komentosh, ndërsa shtoi se ai do të fshihet nga historia e Partisë Demokratike.

“Nuk ja vlen të komentosh Bardhin. Ka sjellë dëmtimin e PD, ai nuk di historinë e PD.

Gazment Bardhi kishte një post shumë të rëndësishëm në PD dhe shpërdoroi besimin e demokratëve në një farë mënyrë që historia e tij brenda PD nuk do mbahet mend si Sekretar i Përgjithshëm.

Ai do fshihet nga historia e PD. Sot ka akses në Facebook dhe disa ndjekësa, aq sa ka mundësi të komunikojë me demokratët, e shpërdëron”.

SHKARKO APP