Rudina Hajdari, hartim në Kuvend: Sot një ditë e madhe e demokracisë
Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar nismën për hapjen e listave, që sot pritet të miratohet me ndryshimet kushtetuese në kuvend, si një hap që do të “pastrojë” parlamentin nga deputetët matrapazë dhe “lëpirës” të krerëve të partive.
Sipas Hajdarit, me këtë nismë shqiptarët treguan politikës se duan ndryshimin.
“Kjo armë që kemi sot në dorë ne ia heqim fuqinë kryetarëve dhe ua kthejmë qytetarëve shqiptarë. Asgjë nuk do vlejë në këtë përpjekje nëse në zgjedhje nuk dalim në votime dhe nuk ua japim kandidatëve që vërtetë përfaqësojnë qytetarin.
Të luftojmë të ndëshkojmë ata që abuzojnë me besimin tuaj. Në 2021 ju garantoj se do vijnë ata njerëz që janë të ndershëm e jo ata që janë ,matrapazë.
Falë listat e hapura e kjo do jetë e mundur se me votën tuaj në këtë sallë do sillen deputetët punëtorë, dhe jo lëpirës të krerëve të partive, dhe jo kriminelë e matrapaz.
Ata që besojnë te idetë dhe ajo ata që lakmojnë pushtetin e paranë.
Shqipëria ka ndarje të mëdha qe nuk është mes të djathtëve e të majtëve, por mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurisë s vendit, që morën pronat, burimet natyrore dhe shihni politikanë duke u bërë edhe më të pasur.
Ndarja mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre që ndoshta nuk kanë asgjë.
Me lista të hapura kemi mundësi që këtë ndarje ta zhdukim, që këtë pasuri të pamasë ta shpërndajmë për të gjithë, jo për një grusht njerëzish”, u shpreh Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

