Rudina Hajdari: PD ka nevojë për ekip, jo për individ. Nuk kandidoj për kryetare

E rikthyer në PD, por jo për të qenë kandidate për kryetare, Rudina Hajdari thotë se ajo që kanë nevojë më së shumti demokratët është ekipi dhe jo individi, ndalur këtu te Sali Berisha.

“Nuk ka ndryshuar qasja ime ndaj Sali Berishës. unë kam qenë në çdo lloj sheshi të Shqipërisë. Ku Basha dha dorëheqjen, unë e mendova si të rëndësishme rikthimin për t’u siguruar që PD të ripërtërihet.

Ka një proces që janë punët e brendshme të parimeve, nuk kanë ndryshuar qëndrimet e mia, po brenda një familjeje në mënyrë që kjo ringritje të ndodh, themeli të ecë aty, të bëhet një organizim transparentë. Janë po të njëjtët individë që japin të njëjtat oferta, hajde brenda një partie, bëjmë një model sa i përket zgjedhjes së strukturave të kryetarit të PD, duke ia lënë anëtarësisë. Nuk mund të ndalosh dikë që të kandidojë për kreun e PD, duke qenë se zgjedhjet e 6 marsit tregoi fuqinë e tij.

PD ka nevojë për ekip, jo për individ. Duhet të ketë një garë reale, nëse flasim për Berishën, t’u jepet kohë të gjithë kandidatëve që të jetë në kushte të barabarta dhe duhet t’i japim mjaftueshëm kohë të gjithë kandidatëve për t’u rilidhur, por në fund i mbetet në fund”, tha Hajdari për ”Report Tv”.

SHKARKO APP