Rudina Hajdari: Po të ishte Azemi gjallë, do kishte përkrahur Olldashin dhe jo Bashën për kryetar

Para 25 viteve u vra Azem Hajdari, jashtë godinës së selisë blu. Rudina Hajdari, ish-deputete e PD-së dhe vajza e heroit të Demokracisë, tha se nëse babi i saj do ishte gjallë sot gjërat në PD do ishin shumë ndryshe.

Hajdari u shpreh se nëse i ati do ishte gjallë nuk do ta kishte lejuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së dhe me shumë gjasë do të kishte mbështetur Sokol Olldashin në garën për kreun e partisë.

“Ai po të ishte sot do ishte një figurë unitare në PD. Emërimi i Bashës si kryetar nuk do të ndodhte nëse Azem Hajdari do ishte gjallë se nuk fitoi asnjëherë zemrat e demokratëve. Nëse do të ishte gjallë në atë kohë do kishte përkrahur Olldashin, jo Bashën”, tha Hajdari në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?