Rudina Hajdari thirrje Alibeajt: Tërhiqu, Berisha u zgjodh kryetar nga demokratët

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet dhe të njohë Sali Berishën si kryetar të PD-së. Për të, Alibeaj dhe çdo deputet, tjetër duhet të respektojë vullnetin e demokratëve, të cilët zgjodhën me votë lidershipin e partisë.

“Mendoj që është në vlerën e çdo deputeti që të respektojë votën e demokratëve. Çdo deputet, kur bëhet pjesë e parlamentit shqiptar, mbështetet nga elektorali demokrat. Në momentin që ne flasim, deputetët duhet të kuptojnë që elektorali apo anëtarësia e Partisë Demokratike ka zgjedhur një lidership të ri.

Në fund të fundit, mendoj që është në vlerën e çdo deputeti të respektojë vullnetin e elektoratit që ka. Elektorati i zotit Alibeaj, apo elektorali im, elektorali i çdo personi që është pjesë e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, duhet të respektojë elektoralin e kësaj force politike”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP