Rudina kundër Berishës: Koha të iki, të hapet PD dhe të zhvillohet një garë reale për lidershipin e ri

Rudina Hajdari, ish-deputete dhe vajza e Azem Hajdarit, thotë se është koha që Sali Berisha i cili një ditë më parë mori vulën e partisë nga Gjykata e Apelit, të largohet dhe kjo parti të reformohet për të synuar zgjedhjet e ardhshme.

“Me fitimin e kësaj beteje PD ka një betejë tjetër, që është një lidership të ri të PD-së. Një hapje të re të vërtetë të PD-së, rikthim të shumë njerëzve dhe rikthim të figurave të reja. Unë mendoj që zoti Berisha fitoi një betejë shumë të madhe me rikthimin e vulës së PD, ishte dhe beteja e tij dhe shumë demokratëve të tjerë që treguan përkrahje për Rithemelimin, por ajo që pengon zoti Berisha janë dy gjëra; e para që ka kryer ciklin e tij. Ai do të jetë gjithmonë udhëheqësi shpirtëror i PD, por PD siç ka një të shkuar ka dhe një të ardhme dhe duke qenë se e ardhmja e PD duhet të jetë moderne dhe me figura të reja gjatë kësaj kohe të reformimit të PD”,-tha në ”A2cnn”.

Për momentin ajo thotë se nuk e shikon këtë frymë në PD, por apelon që kjo forcë politike të shohë drejt 30 viteve të ardhshme. Ajo i bën thirrje Berishës që të hapë garën reale në PD për lidershipin e ri, pa njerëz të deleguar prej tij, pasi kjo, thekson Hajdari, do të ishte vdekje përfundimtare për PD-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpalljen non grata nga SHBA, Hadari e konsideron një problem personal të Sali Berishës, të cilin duhet ta zgjidhë përmes gjykatave. Ndërsa dëmin më të madh PD-së sipas saj ia ka bërë Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Berisha ka një problem personal që lidhet me SHBA, dhe ai duhet ta zgjidhë përmes gjykatave, avokatëve dhe padyshim si kryetar i PD ai ndikon në marrëdhëniet tona dhe në qasjen e PD në publik. E bën më pak të besueshëm lidershipin. Berisha ka rolin e tij në PD, çdo ditë ka njerëz që e konsiderojnë si udhëheqës shpirtëror. Ajo që dëmtoi më shumë PD-në është lëvizja e Bashës që copëzoi partinë. Zotit Basha nuk i takonte në atë formë, ishte thikë pas shpine”,-tha më tej Rudina Hajdari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?