Ruli “këshillë” kolegëve që kritikojnë Bashën: “Betejën e kemi me kundërshtarin”
Mbledhja e fundit e grupit të PD-së, shkaktoi mjaft lajme, nisur kjo ka kritikat e ashpra ndaj kreut Basha në lidhje me rezultatet në Dibër. Një nga kritiket brenda PD-së, Majlinda Bregu, i ka shtuar më shumë pakënaqësitë e saja ndaj lidershipit të PD-së. Sakaq, deklarata e saj gjatë një interviste, se ishte gabim zgjedhja e Bashës si kryetar, e argumentuar se kishte votuar për Sokol Olldashin.
Deputeti i PD-së, Genc Ruli ka përfituar nga një takim në Maliq me mbështetës të opozitës, për ti kthyer një përgjigje të gjithë kritikëve të Lulzim Bashës brenda partisë.
Ruli është shprehur se beteja e vërtetë e demokatëve duhet të jetë me kundërshtarin dhe jo mes tyre. “Partia Demokratike duhet të jetë përçuese e mentalitetit perëndimor. “Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe. Kjo do jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot kemi regjimin qe nuk ka dalë nga vota”,- tha thënë Ruli. Sipas tij, “E majta e vërtetë është më e zhgënjyera, sepse sot është pushteti i bandave”.
Ruli më tej ka nënvizuar se:”Dibra tregoi se e keqja është e madhe, por kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Nëqoftëse ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtet, jemi vetëm ne, PD”.
Duke dashur t’i dërgojë të mërziturve brenda PD-së, se e keqja më e madhe është qeveria, Ruli shton: “E majta e vërtetë është më e zhgënjyera, sepse sot është pushteti i bandave. Dibra tregoi se e keqja është e madhe, por kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Në qoftë se ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtet, jemi vetëm ne, PD”.
Kritikë brenda por edhe jashtë grupit të PD-së kanë qenë deputetët Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduard Selami, Arben Imami, etj.
KOHA JONË SONDAZH

