Rusët i ”tradhëton” fisheku 5.56 mm, dy janë pistat pse ishin në uzinën e Gramshit
Dy rusët dhe ukrainasi, nuk kanë ardhur për foto, edhe pse ato i shkrepën në uzinën e armëve në Gramsh. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të mbledhur informacione nëse Shqipëria kishte nisur testimin e prodhimit të fishekëve 5.56 mm, që përdoren nga disa vende të NATO-s për automatikë prodhim amerikan M14.
Sipas ”Top Channel”, në makinën e sekuestruar u gjet një fishek model 5.56mm. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e antiterrorit dhe SHISH rusët e kanë mohuar posedimin në makinë të këtij fisheku.
E para, fisheku 5.56 mm të jetë siguruar gjatë qëndrimit të tyre Shqipëri. Pista e dytë dhe më me shumë interes për hetimin, është sjellja e fishekut nga Rusia për të zbuluar të ngjashëm në vendin tonë. Të tillë fishekë janë dërguar si ndihmë ushtarake Ukrainës prej vendeve të NATO-s. Për inteligjencën ushtarake ruse GRU të faktuarit se në Shqipëri, ka apo mund të prodhonte një municion i tillë ishte me tepër vlerë.
Qëllimi final i fotove mund të ishte për ti përdorur më pas politikisht këto filmime nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse, e ngritur akuza ndaj Shqipërisë si vend-furnizimi me municion të Ukrainës.