Rusia i ka dhënë 500 mijë dollarë PD-së, reagon Lulzim Basha
Postimi i Lulzim Bashës, ish-kreu i PD-së:
Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.
Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.
Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.