Rusia i përgjigjet Shqipërisë, dëbon sekretarin e parë të ambasadës tonë në Moskë
Mediat në Rusi shkruajnë sot se Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar një diplomat shqiptar. Sipas ”Sputnik”, dëbimi i diplomatit shqiptar është një përgjigje për Shqipërinë që dëboi pak ditë më parë diplomatin Aleskej Krivoshejev, me arsyetimin se kishte shkelur rregullat e Covid-19. Tashmë diplomati shqiptar është shpallur non grata dhe do të duhet të largohet brenda 72 orëve.
Shkrimi në median qeveritare ruse, Sputnik
Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë që dëboi një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.
Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse. Sipas ministrisë, i dërguari i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse dhe i tha se një sekretar i ambasadës shqiptare është shpallur persona non grata. Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e shpalli diplomatin rus Aleskej Krivoshejev person “non grata” më 20 Janar.